SHBA, polici i ri qëllohet për vdekje në ditën e parë të detyrës në Georgia (fotot)

11/10/2021 21:12

Një oficer policie 26-vjeçar është qëlluar për vdekje mëngjesin e të shtunës, kur doli për ditën e tij të parë në punë me departamentin e policisë në Alamo, Georgia, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë zyrtaret në Georgia janë ende në kërkim të vrasësit të dyshuar, tha zëdhënësja Natalie Ammons.

Oficeri tragjik Dylan Harrison, i cili ishte gjithashtu agjent anti-droga në Eastman, Georgia, lë pas gruan dhe një fëmijë 6-muajsh.

I dyshuari është identifikuar nga autoritetet si  43-vjeçari Luke Ferguson për kapjen e të cilit është caktuar një shpërblim prej $17,500.

Guvernatori i Georgia, Brian Kemp ofroi ngushëllimet e tij për familjen e Harrison, duke shkruar: “Mëngjesin e sotëm në zonat e mesme të Georgia u vra një oficer gjtë kryerjes së detyrës. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e oficerit, miqtë dhe kolegët e tij në depaartametnin e policisë së Alamo.”

Zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje për vendin, motivet apo mënyrën e zhvillimit të ngjarjes së rëndë.

Top Channel