Fillimi i pilot censit ka ngritur shqetësimin e komuniteteve etnike dhe fetare ne Korçë, të cilat në vitin 2011 reaguan duke kundërshtuar rezultatet.

Në këtë fazë të parë të testimit për anketimin janë zgjedhur 9 zona mes të cilave ato që kanë minoritet grek, maqedonas, bullgar apo edhe komunitetet rome dhe egjiptiane. Në qarkun e Korçës janë përfshirë bashkia e Pustecit e banuar nga minoriteti Maqedonas dhe njësia administrative e Drenovës disa fshatra të së cilës i përkasin minoritetit grek.

Pjesë e listës së pilotimit janë edhe Dropull, Selenica, Dibra, Fushë Arrëz, Kamza, Durrësi dhe Tirana që janë zgjedhur për specifikat e tyre.

Por ndërsa ka për qëllim matjen e karakteristikave demografike, censi ka të përfshirë edhe pyetjet për përkatësinë etnike dhe fetare  të cilat nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur. Pikërisht këto pyetje shihen si më të rëndësishmet për pakicat të cilat insistojnë që të tregohet kujdes nga anketuesit

Gjatë tryezës konsultative të censusit 2021 të zhvilluar në Korçë me grupet e interesit  u adresua kërkesa edhe për përcaktimin e saktë të besimit fetar apo edhe regjistrimin e komunitetit rom dhe egjiptian.

Top Channel