Nëna e tre fëmijëve humb jetën gjatë kërcimit me llastik në garën sportive amatore në Kazakistan (fotot)

11/10/2021 15:48

Nëna e tre fëmijëve humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi gjatë hedhjes së saj sportive me llastik nga taraca e një hoteli në Kazakistan.

Nga pamjet e rënda të regjistruara shihen momentet e fundit të Yevgenia Leontyeva, 33 vjeçe, duke u ngjitur qetësisht drejt buzës së taracës së hotelit në qytetin Karaganda.

33-vjeçarja bie nga 30 metra lartësi, duke pësuar plagë shumë të rënda, pasi litari i saj mbështetës nuk ishte siguruar në vendin mbajtës.

Nga pamjet e publikuara në media, personat që ishin të pranishëm dëgjohen duke ulëritur dhe disa të tjerë shihen duke vrapuar për t’i shkuar në ndihmë.

Ajo nuk e kishte si eksperiencë të parë hedhjen me litarë nga lartësia, pasi kishte bërë shumë hedhje të tilla dhe madje ishte shumë e apasinuar pas sporteve ekstreme.

Mësohet se pavarësisht operacioneve të kryera në kokë, Yevgenia e kishte të pamundur të rezistonte dot për shkak të plagëve të marra.

Nga pamjet e publikuara 33-vjeçarja shihet e qetë, ndërsa përgatitet për t’u hedhur nga lartësia e taracës. Por, nuk vonoi shumë dhe dëgjohen ulërimat e të pranishmëve nga kuptohet mjaft qartë se diçka nuk ka shkuar si duhej.

Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të një litari të dytë, i cili duhej të zbuste rënien, por që s’ishte fiksuar si duhej apo nuk ishte lidhur fare në pemën përballë vendit të kërcimit.

Rënia e saj fillimisht ishte fatale në tokë për të vazhduar më pas me një përplasje tjetër me një mur.

Ajo ishte nënë e tre djemve të mitur.

Po ashtu, policia po vazhdon hetimet për shkaqet e ngjarjes.

FOTO GALERI
1/7
33-vjeçarja Yevgenia Leontyeva, ngjitet qetësisht buzë tarracës së hotelit në Karaganda, Kazakistan.

Top Channel