Mësuesit në Greqi nisin grevë 24-orëshe kundër ligjeve arbitrare në arsim (fotot)

11/10/2021 19:25

Mësues dhe studentë grekë kanë marshuar sot në sheshin Sintagma në Athinë dhe qytete tjera, si pjesë e grevës 24-orëshe kundër planeve të qeverisë për vlerësime periodike të performancës së mësuesve dhe stafit mësimdhënës.

Policia tha se 6,500 njerëz kishin marrë pjesë në marshimin kundër vlerësimeve të detyrueshme, me akuza se me pretekstin e pandemisë po shkel të drejtat e mësuesve e nxënësve.

Protesta u zhvilluan gjithshtu në Selanik ku sindikata e mësuesve tha se do të luftojë për “mbrojtjen e të ardhmes së nxënësve”, teksa kërkoi më shmë financim për arsimin.

Sindikata kishte apeluar vendimin fillestar të gjykatës së Athinës, që me kërkesën e ministrisë e quajti grevën ilegale.

Protestuesit dënonin vendimin e qeverisë konservatore për kalimin e shpejtë të dy ligjeve mbi vlerësimet periodike të mësuesve të shkollave fillore e të mesme.

Sindikata tha se duke përfituar nga kufizimet e pandemisë së koronavirusit qeveria po kalon ligje pa debat publik.

FOTO GALERI
2/3
Protestuesit dënonin vendimin e qeverisë konservatore për kalimin e shpejtë të dy ligjeve mbi vlerësimet periodike të mësuesve të shkollave fillore e të mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA