Festivali i letrarëve të rinj/ U mbajt për tre ditë në Tiranë. Pjesëmarrës nga disa vende

11/10/2021 19:57

Festivali Ndërkombëtar Letrar i të Rinjve pati një jehonë përtej parashikimeve, që prej të premtes e deri të dielën.

Një festival që pati si temë kryesore identitetin tonë europian. Pa patur nevojë të kesh një pasaportë europiane. Dhe kjo kryeosht e shprehur në letrat shqipe. Një bashkëbisedim ndërmjet autorëve të karrierës dhe atuorëve të rinj përcolli shumë emocion. Sfidat e librit dhe të ardhmen e tij.

Irena Toci: Gjatë këtyre viteve ne u përpoqëm që të krijoni një gjeografi shkrimtarësh nga vende të ndryshme të Europës. Sidomos nga vende të ndryshme të Ballkanit perëndimor. Pastaj bëmë një ndërthurje midis brezave. Kishim të rinj, kishim dhe autorë të karrierës. Përballë njëri tjetrit, në krah të njëri tjetrit. Sepse letërsia, kjo fushë në të cilin ne aderojmë ka nevojë për këtë përvojë, për këtë përballje brezazh, edhe kur festivali është festivali i të rinjve.

(Ri)zbulimi i zërit – Identiteti dhe përkatësia. Europa dhe Islami – Mbi përvojat dhe ngjashmëritë. Një diskutim mbi marrëdhënien midis qendrës së Europës dhe periferisë së saj. letërsia si pasaportë. Letërsia dhe kujtesa etij ishin disa nga temat e diskutuara në panelet e festivalit.

Irena Toci: Sigurisht që tema kryesore e këtij festivali kishte lidhje me identitetin tonë europian, të shprehur në letërsi. Dhe ishte një zbulim I bukur panel pas paneli I këtij identiteti. Çfarë na bashkon, çfarë na ndan, si është të krijosh në qendër apo periferi? Sa I vlerësuar je kur je në qendër? Çfarë është qendra dhe pse është qendra ajo? Etj

Pjesëmarrësit i përkisnin Shqipërisë, Greqisë, Turqisë, Maqedonisë së Veriut, Austrisë, Irlandës dhe Britanisë së Madhe .

Top Channel