Tregtim dhe shkëmbim i armëve e materialeve plasëse, 5 të arrestuar në Kosovë

10/10/2021 17:28

5 persona që dyshohet se fusnin në territorin e Kosovës armë të jashtëligjshme dhe merreshin me tregtimin e tyre janë arrestuar gjatë fundjavës.

Sipas  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, këta shtetas kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Në operacionin e  Policisë së Kosovës, udhëhequr nga Drejtoria Kundër Terrorizmit janë sekuestruar materiale plasëse, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Ata do të hetohen për “Mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Top Channel