Presidenti i Kinës Xi thotë se “ribashkimi” me Taivanin ‘do të realizohet’ (fotot)

09/10/2021 15:24

Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë sot se “bashkimi paqësor” me Taivanin “mund dhe do të realizohet”, disa ditë pasi avionët kinezë fluturuan kërcënueshëm në zonën ajrore të ishullit demokratik.

Deklaratat erdhën në përvjetorin e 110-të të revolucionit Xinhai që i dha fund regjimit perandorak në Kinë.

Taivani i vetë-qeverisur nuk ka shpallur kurrë zyrtarisht pavarësinë nga Kina, e cila e konsideron si territor të saj dhe është zotuar ta marrë, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Realizimi i bashkimit kombëtar me mjete paqësore i shërben intersave të të gjithë kombit tonë, përfshi edhe Taivanin”, tha Xi në fjalimin përkujtimor të Republikës.

Pavarësia e Taivanit është një pengesë për riunifikimin e atdheut tonë dhe gjithashtu një rrezik i fshehur”, paralajmëroi Xi.

Prapa presidentit në sallën e kongresit qëndronte portreti i Sun Jat-sen, doktori i arsimuar në Perëndim që udhëhoqi revolucinin e 1911, ku u shemb perandoria Qing dhe u vendos republika kineze.

Sun më pas u mund dhe u arratis pas fitores së trupave komuniste të Mao Cedung në vitin 1949.

FOTO GALERI
1/4
Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë sot se "bashkimi paqësor" me Taivanin "mund dhe do të realizohet"

Top Channel