Bretkosat që strehohen nga shiu, nëna flamengo që mbron vezën, bebet e orangutangëve; Fitues kompeticioni (fotogaleri)

09/10/2021 20:26

Imazhe fenomenale panoramash, të kafshëve të egra apo habitatit të tyre të virgjër, ishin sot mes fituesve të kompeticionit të fotografisë Better Photography Magazine 2021.

Mes tyre ishte foto e marrë nga Pedro Jarque Krebs ku dy bebe urangutangë nga Borneo përkëdhelen me dashuri, e cila fitoi në kategorinë “Zbulimi i natyrës”.

Duke përshkruar fotone e tij, ai tha: “Duhet të pranoj se ky bebe orangutang më joshi krejtësisht, është vetëm nëntë muajsh, por gjithnjë vigjilent dhe kurioz. I kushton vëmendje çdo gjëje që mund të mësojë”.

Re ne Vilipeina nga Tony Brown

Fotografi Chin Leong Teo mahniti jurinë me disa kapje të tij, por më impresionuese ishte ajo e tre bretkosave që mbroheshin nga shiu së bashku.

Fotografi i njohur i udhëtimeve Chin, nga Singapori, impresionoi gjykatësit me lakuriqët akrobatikë që binin drejt sipërfaqes së një liqeni në Sydney, Australi.

Në fotogalerinë e mëposhtme gjeni fotot finaliste të kompeticionit dhe përshkrimet e imazheve te tyre …

FOTO GALERI
1/21
Flamingo kujdeset për vezën, nga Pedro Jarque Krebs

Top Channel