Zgjedhje Çeki, kryeministri milioner Babis pret rizgjedhjen (fotot)

08/10/2021 19:50

Në pamje shihet kryeminsitri çek Andrej Babis që votoi sot në zgjedhjet e përgjithshme në Losovice.

Miliarderi populist kërkon fitoren e dytë për partinë e tij ANO megjithë përfshirjen e emrit në zbulimet ‘Pandora Papers’.

Manjati 67-vjeçar i ushqimit, kimikateve dhe medias, përballet ndërkohë dhe me akuza mashtrimi financiar e konflikti interesi si biznesmen e politikan.

Por Babis ka dënuar akuzat si një fushatë njollosje kundër tij, teksa sondazhet e opinionit e mbajnë në krye të mbështetjes.

Pikat e votimit mbyllen sot në në ora 20.00 dhe rihapen perseri nesër deri në mesditë.

“Çështja është nëse do të mbizotërojë populizmi te votuesit, apo tendenca drejt politikave më të përgjegjshme,” tha Tomas Lebeda, analisti i universiteti Palacky në Olomouk.

FOTO GALERI
2/3
Manjati 67-vjeçar i ushqimit, kimikateve dhe medias, përballet ndërkohë dhe me akuza mashtrimi financiar e konflikti interesi

Top Channel