Në margjina të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri Albin Kurti ka dhënë intervistë për mediumin amerikan Bloomberg.
Në intervistë, Kurti ka theksuar se fondet e Bashkimit Evropian për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.
Intervista e kryeministrit Kurti dhënë për Bloomberg:
“Miliardat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE-së”, thotë lideri i Kosovës. Bashkimi Evropian duhet të ndërlidhë ndarjen e dhjetëra miliona eurove, të rezervuara për gjashtë vendet e Ballkanit që shpresojnë t`i bashkohen bllokut, me të dhënat e tyre mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, tha Kryeministri i Kosovës.
Deklaratat e kryeministrit Kurti janë një thirrje e rrallë për më shumë mbikëqyrje të BE-së nga një rajon që është gjithnjë e më shumë i pakënaqur me ngurrimin e bllokut për të përshpejtuar procesin e pranimit të anëtarëve të rinj.
Top Channel