Analistët amerikanë: Skandaloze që Kosova ende s’ka liberalizim vizash

08/10/2021 02:44

Analistët amerikanë dhe njohësit e çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski dhe Daniel Serwer, vlerësojnë se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të gabuar ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian edhe njëherë ka refuzuar të caktojë një datë për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo po shihet si shumë e gabuar nga njohësi amerikan i Ballkanit, Januzs Bugajski.

Sipas tij mungesa e strategjisë për zgjerimin në Ballkan tregon dobësi për Bashkimin Evropian dhe mungesën e një politike të Jashtme efektive, çka sipas tij do të kontribuojë në konflikte të reja në Ballkan.

Por, ndryshe nga Bugajski mendon profesori Daniel Serwer që thotë se veprimi i BE-së është i duhuri. Megjithatë, edhe Bugajski edhe Serwer e konsiderojnë të turpshme mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është skandaloze që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Një politikë e tillë krijon pakënaqësi, zemërim dhe konflikt, pasi kosovarët mendojnë se po trajtohen nga Bashkimi Evropian si qytetarë të dorës së dytë… Për fat të keq shumica e udhëheqësve të BE-së nuk janë mendimtarë strategjikë apo evropian autentikë, por janë përqendruar në politikat e tyre të brendshme afatshkurtra”, deklaroi Bugajski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA