15 vjet burg për burrin e maskuar që hodhi acid ndaj ish-të dashurës në Britani (fotot)

08/10/2021 21:02

Një student mjekësie që hodhi acid ndaj ish-të dashurës së tij teksa ishte maskuar me një kostum “gruaje të shëndoshë”, është burgosur sot për 15 vjet në Britani.

Milad Rouf kishte veshur kostumin e maskimit, syzet e diellit dhe makiazhin para se të sulmonte me acid Rym Alaoui, ish-e dashur dhe ish-kolege e tij, kur ajo doli në derën e shtëpisë pas trokitjes.

Si rezultat Alaoui pësoi plagë që kanë ndryshuar përgjithmonë jetën e saj, u tha sot në gjykatën britanike të Lewes. Vajza tashmë nuk arrin të mbyllë sytë e saj apo të lëvizë qafën, dhe është verbuar në njërin sy.

Kontrolli në apartamentin e Rouf  pas incidentit zbuloi “listën e blerjeve” për realizimin e planit të tij të ligë, ku përfshihej kostumi i të shëndoshit dhe objekte të tjera.

25-vjeçari nga Cardiff në Uells, erdhi në shtëpinë e familjes në juglindje të Londrës dhe më pas shkoi në qytetin bregdetar të Brighton për të kryer sulmin.

Acidi i zotëruar prej tij ishte aq i përqendruar saqë kishte shkrirë dhe bojën e derës kryesore të Alaoui.

Prokurorja Flora Page tha në gjykatë: “Duke u maskuar në të gjithë trupin e duke përdorur makiazh për t’u dukur si një grua zezake e shëndoshë, i akuzuari kreu sulmin e paramenduar duke mbajtur gjithashtu syze dielli dhe ekran mbrojtës për fytyrën e tij”.

Gjykatësja Christine Laing tha se Rouf ishte një rrezik për gratë në përgjithësi dhe e dënoi me 15 vjet burgim. Ajo shtoi se Rouf si student mjekësoe, e dinte më mirë se të tjerë efektin që acidi do të kishte në trupin e njeriut.

Rouf dhe Alaoui, e cila është edhe ajo në të 20-at e saj, kishin studiuar në universitetin e Cardiff dhe kishin pasur një lidhje të shkurtër  para se Alaoui t’i jepte fund e të vendosej në Brighton, ku kishte nisur punë si doktoreshë.

“Ti e kishte planifikur prej javësh sulmin që do të kryeje. Ti e dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar dhe tentove t’i shpëtosh përgjegjësisë duke tentuar të vazhdoje punën si infermier,” Laing said.

Në deklaratën e saj të viktimës, Alaoui thotë se trembet për të ardhmen e saj pasi Rouf i mori asaj mundësinë e karrierës dhe të jetës së rritur.

Ajo shkruante: “Kur iu përgjigja derës atë ditë, një substancë që mësova se ishte acid sulfurik m’u hodh në fytyrë. Tani jeton në dhimbje e në frikë për të ardhmen time.

“Tani nuk jam e aftë të jetoj dhe të punoj. Efektet psikologjike kanë qenë kolosale për mua, familjen time  dhe të afërmit”.

“Nuk arrij të imagjinoj se dikush mund të kryejë një sulm të tillë me paramendim”.

FOTO GALERI
7/7
Vendi ku ndodhi incidenti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA