Mimoza Ahmeti i bën një letër publike kreut të shtetit Edi Ramës, në muajin kushtuar Letërsisë dhe Arteve rreth një programi Reforme që mund dhe duhet të merret për artistët e pavarur shqiptare.
Sipas saj vetë vepra dhe autorësia, mbetet e pashpërblyer. Kjo bën që statusi i krijuesit të jetë vullnetar më shumë sesa një status social që personalizon në personalitet një krijues, domethënë i jep status shoqëror me shpërblim.
Mimoza Ahmeti: Unë pata kënaqësinë dhe përgjegjësinë sociale ti dërgoj një letër drejtuesit të shtetit kryeministrit Edi Rama lidhur me statusin e artistit në shoqërinë shqiptare. Kam gjithashtu kënaqësinë që I drejtohem me këtë letër një piktori. Mbaj mend që kam qenë 25 vjeç kur u bëra shkrimtare në profesion të lirë, pa pasur asnjë lloj partie, grupimi, apo shërbimi informative.
Sipas Ahmetit, në Europë, krijuesit, edhe ata më të rinj, nëse realizojnë një numër krijimtarish dhe performancash në një vit, fitojnë statusin e artistit profesional dhe kanë një rrogë të përmuajshme që shoqëron këtë status.
Ende nuk kemi qendra dhe fondacione në mbështetje të artistëve të pavarur ku ata të aplikojnë pa pengesa për punën e tyre dhe të marrin financime për mbështetje projekti pa vonesa.
Gjithashtu shkrimtarja po krijon një Atelie Arti ku me pikturat e saj, kontaktet internacionale me artistët dhe me lexime artistike, dhe kërkon mbështetje për këtë.
Mimoza Ahmeti: Shkak u bë për këtë reflektim kaq të thellë edhe një sipërmarrje e imja e vogël, që në një shtëpi që ma shembi tërmeti në Petrelë, një shtëpi e vogël fshati që e kisha blerë që në 2006, ta ktheja në një atelie arti. Tani po has në pengesa dhe kërkoj mbështetje dhe mbrojtje të kësaj sipërmarrje të vogël, dhe nëse është e mundur shteti të më mbështesë me dicka për të arritur mbylljen e kësaj ëndrre.
Pres, një reformë në fushën e artit, por në nivel mbrojtje krijimtarie të lirë artistike, mbrojtje të statusit social të artistit, me shpërblim dhe fonde, që arti, kjo fushë e magjishme e ndërgjegjes shoqërore, të mari vendin që i takon, në shpërblim, midis fushave dhe vlerave të tjera që tashmë e kanë. Përmbyll autorja letrën e saj.
Top Channel