Policia në Brazil zbulon thesarin milioner të maniakut nazist, me armë, objekte e uniforma oficerësh të Rajhut (fotot)

07/10/2021 15:47

Një koleksion gjigant me objekte përkujtimore naziste me një vlerë të llogaritur në rreth 3 milionë dollarë është zbulaur në shtëpinë e një pedofili të dyshuar në Rio de Janeiro, Brazil.

58-vjeçari i identifikuar si Aylson Proenca Doyle Linhares, u arrestua dje pasi dy prindër të zonës ku ai banon, e denoncuan për abuzim ndaj djalit të tyre 12-vjeçar.

Por gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Linhares policia e Rios thanë se kishin zbuluar më shumë se 1,000 objekte koleksioni duke përfshirë uniforma naziste, gazeta e revista të epokës, piktura simbole naziste, imazhe të Adolf Hitler, apo flamurë e medalje të Rajhut të tretë.

Ata zbuluan gjithashtu armë e municione të Luftës II Botërore, së bashku dokumente të rreme identifikimi naziste me të dhënat personale të vetë Linhares.

Zbulimi u bë gjatë zbatimit të mandatit të kontrollit ndaj të dyshuarit për ngacmime seksuale ndaj të miturve  në rajonin Vargem Grande të qytetit.

Linhares është akuzuar tashmë për zotërim armësh, diskriminim racor e pedofili, sipas detektivit Luis Armond, që po drejton çështjen.

Armond përshkruante Linhares si një sociopat dhe vlerësonte se koleksioni i tij ekstremist mund të jetë me vlerë miliona dollarë.

‘Ai është një homofob, është një pedofil dhe thotë se del në gjueti të homoseksualëve. Unë nuk jam doktor por më duket se është një sociopat’, tha Armond për Reuters.

Ai shtoi se i dyshuari vjen nga një familje e pasur investitorësh dhe ka përdorur trashëgiminë e tij për të krijuar koleksionin famëkeq.

Linhares i kishte thënë policisë se koleksioni i tij është me vlerë  2.5 milionë deri në 3 milionë euro, megjithëse kjo nuk është e verifikueshme, sipas Armond.

Armond tha një uniformë origjinale e një oficeri nazist arrin në një vlerë prej 250,000 euro në tregun e zi.

Policia e Rio po heton tashmë lidhjet e të dyshuarit me grupe të tjera naziste apo të së djathtës ekstreme.

Armond tha se për të shfaqur të gjithë koleksionin e të dyshuarit ‘do të nevojitej një muzeum’.

Në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore mijëra nazistë besohet se janë arratisur drejt Amerikës Latine për t’i shpëtuar drejtësisë.

Në vitin 2012, prokurorë gjermanë kishin marrë dosje që zbulonin mijëra simpatiantë nazistë kishin emigruar drejt Brazilit e Kilit pas Luftës.

Dokumentet tregonin se rreth 9,000 kriminelët e luftës të arratisur ishin ukrainas, kroatë, gjermanë e rusë që kishin bashkëpunuar me nazizmin.

FOTO GALERI
5/7
Zbulimi u bë gjatë zbatimit të mandatit të kontrollit ndaj të dyshuarit për ngacmime seksuale ndaj të miturve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA