Spanja merr hak ndaj Italisë për eliminimin në gjysmëfinale të Europianit. Përfaqësuesja iberike fitoi 2-1 ndaj të kaltërve në “San Siro”, në sfidën gjysmëfinale të Nations League, të cilën skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini e luajti që nga minuta e 42-të me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit të Bonuccit me karton të kuq. Thyhet pas 37 ndeshjes Italia e Mancinit, që gjithsesi duhet përgëzuar për shpirtin e garës që tregoi në fundin e pjesës së dytë.

Heroi i Spanjës në këtë ndeshje rezultoi Ferran Torres, autor I dy golave të “La Rojas” në minutat 17’ dhe 45+2’ (në të dy rastet i shërbyer nga Oyrzabal).

Ndonëse në inferioritet numerik, Italia ia doli të shkurtonte diferencën në 2-1 me Pellegrinin, i shërbyer nga Federico Chiesa. Emocionuese minutat e fundit, por nuk pati më ndryshim rezultati, me Spanjën që pret të njohë finalisten tjetër të edicionit të dytë të Nations League, që do të dalë nga çifti Francë-Belgjikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA