Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 35 vjeç kanë rënë në pritë sapo kanë zbritur nga mjeti i tyre në një pikë karburanti në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasani, aksin Elbasan-Metalurgji.

Dy persona kanë qëlluar me breshëri nga një mjet duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin ndërsa Çollaku ndodhet në vdekje klinike. Ai është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.

Autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa në fshatin Balldren të Elbasanit është gjetur një automjet I djegur i cili dyshohet se u përket autorëve të krimit. FNSH e RENEA kanë nisur krehjen e të gjithë zonës. Në të gjitha hyrjet e daljet e Elbasani janë ngritur postblloqe ndërsa kontrolle po zhvillohen edhe në qytet.

50 vjeçari Ardjan Çollaku nuk ishte i panjohur për policinë. Ai ishte dënuar më parë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe ishte ekstraduar nga Italia.

Pista paraprake e policisë ka të bëjë pikërisht me larjen e hesapeve të drogës. E megjithatë ende nuk ka një informacion zyrtar për motivet e krimit të rëndë dhe as identifikimin e autorëve.

Top Channel