“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Qytetarët serb të Kosovës që shfrytëzojnë targat ilegale të lëshuara nga Serbia, do të kenë kohë deri me 8 tetor për t’u furnizuar me tiketa ngjitëse për mbulimin e simboleve shtetërore.
Kjo pasi, pas kësaj date këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Brendshme thotë se do të ketë pasoja, por pa i bërë të ditura ato.
Me këto tiketa ata do të kenë mundësi të furnizohen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.
Që nga ora 8 e 4 tetorit, nga pikat kufitare janë administruar rreth 2500 tiketa ngjitëse dhe nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve rreth 500 të tjera.
Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të funksionojnë në këtë mënyrë deri me 4 prill të vitit të ardhshëm, kur edhe palët të bëjnë një zgjidhje të re për lëvizjen e lirë në kushtet aktuale të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Top Channel