Qytetarët serb të Kosovës që shfrytëzojnë targat ilegale të lëshuara nga Serbia, do të kenë kohë deri me 8 tetor për t’u furnizuar me tiketa ngjitëse për mbulimin e simboleve shtetërore.

Kjo pasi, pas kësaj date këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Brendshme thotë se do të ketë pasoja, por pa i bërë të ditura ato.

Me këto tiketa ata do të kenë mundësi të furnizohen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Që nga ora 8 e 4 tetorit, nga pikat kufitare janë administruar rreth 2500 tiketa ngjitëse dhe nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve rreth 500 të tjera.

Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të funksionojnë në këtë mënyrë deri me 4 prill të vitit të ardhshëm, kur edhe palët të bëjnë një zgjidhje të re për lëvizjen e lirë në kushtet aktuale të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA