Ronald Koeman është kryefjala e momentit në Spanjë dhe Barcelonë dhe pse jo për mirë. Tekniku holandez vijon të vuajë ecurinë negative të skuadrës dhe pse në orët e fundit, duket se ka marrë “Ok” për të qëndruar, por për të trazuar ujërat sërish, ka menduar Pjanic. Boshnjaku, i cili u largua në formë huazimi nga Barcelona te Besiktasi, ka folur me tone të ashpra ndaj holandezit.
“Personalisht, jam i fokusuar te karriera ime, por e pranoj, e kam ndjekur Barcelonën dhe shoh që po kalon një moment të vëshirë. Unë mendoj se katalanasve u duhet një “udhëheqës i mirë” për t’i drejtuar dhe për t’i ringritur. Barcelona është një nga skuadrat më të forta, jo vetëm në Europë, por edhe në botë, por duhet kohë që të rikthehet si në kohët e arta dhe mendoj se ndryshimi duhet të nis nga stoli”, – u shpreh fillimisht boshnjaku.
Sa i përket vendimit për të lënë Barcelonën, Pjanic ritheksoi se dëshira e tij ishte të qëndronte, por kushtet e teknikut holandez nuk mund t’i pranonte.
“Trajneri nuk më respektoi, e kisha të qartë, nesë do të qëndroja do të luaja shumë pak. Vitin e kaluar u përballa me këtë situatë, por nuk mund të pranoja që përsëri të isha “dorë e dytë”. Ka shumë gjëra që më bëjnë të lumtur dhe njëra prej tyre është kur luaj futboll, prandaj nuk mund të lejoja që dikush të më privonte lumturinë. Koeman nuk kishte komunikim me mua dhe kjo me dha një goditje të fortë, si në besim, apsketin fizik dhe në karakterin tim, ndaj largimi ishte i domosdoshëm. Gjithsesi, për pak vite, Barça do të rikthehet të jetë superfuqi dhe këtë e besoj, ndoshta jo vetëm unë.
Pjanic ka nisur sezonin e ri me Besiktasin duke luajtur në 4 takimet e Ligës dhe po ashtu në Champions League, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi, ndërsa e ardhmja e tij mbetet deri diku në pikëpyetje, pasi në fund të sezonit huazimi tij përfundon.
Top Channel