Komisioni për Sigurinë Kombëtare është mbledhur ditën e sotme, ndërsa u diskutua ligji ‘Për të huajt’, i cili u kthye nga  presidenti i vendit, Ilir Meta në gusht të këtij viti.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa ka raportuar në Komision thotë se ky ligj ka si qëllim përmirësimin e mekanizmit të nevojshëm për të lëshuar vizat elektronike online.

Sipas Çuçit ligji i mëparshëm kishte mangësi në këtë aspekt, duke përmendur se lehtëson procesij e punësimit të të huajve.

“Ligji ka qenë i hapur për konsultim publik nga data 4-30 dhjetor 2020. Është bërë një vlerësim i gjerë që do të sjellë ligji i ri për të huajt. Për aq kohë sa jemi në kushtet kur ligji ekzistues kërkon përafrim me një serë direktivash me BE, pra të ligjslacionit të trajtimit të të huajve me BE-në. Projektligji adreson të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga procesi i konsultimit. Ka pasur një mangësi të dukshme në lidhje me detyrimet që kanë organet kompetente për të respektuar të drejtat kushtetuese të atyre që duan të qëndrojnë apo të punojnë në Shqipëri. Është e domosdoshme lëshimi i vizave elektronike online që aplikohet edhe në shumë vende të tjera. Të pajisim të huajt me leje qëndrimi dhe viza online. Ligji aktual nuk ka parashikuar lëshimin e një leje të vetme, gjë që është edhe në përputhje me direktivat e BE. Kjo ka qenë e parregulluar dhe e patrajtuar në legjislacionin shqiptar.

Kërkesa për azil e shqiptarëve në BE siç shkruan presidenti i them se ky nuk është objekt i ligjit për të huajt. Nuk është rasti për ta diskutuar këtë gjë, pasi në një nen të ligjit nuk trajtohet kjo çështje. Synon përmirësimin e fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri”, tha ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA