Avokati Erion Metoja që drejton një studio ligjore në Fankfurt të Gjermanisë ka treguar aludimet që kanë nga skandali i “Pandora Papers” për këtë shtet.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Metoja tha se rasti i vetëm që po aludohet në Gjermani është ai i aeroportit të Frankfurtit që përmes një kompanie offshore mundet të ketë anashkaluar transaksionet kundrejt Rusisë, për arsye të aneksimit të Ukrainës, por ende asgjë konkrete.

“Në Gjermani deri tani nuk ka raste, ka pasur deri tani aludime për aeroportin e Frankfurtit, që përmes një kompanie offshore mundet të ketë anashkaluar transaksionet kundrejt Rusisë, për arsye të aneksimit të Ukrainës, por asgjë konkrete. Persona të politikës dhe ekonomisë nuk kanë dalë ende”, tha avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA