Talibanët shkatërrojnë njësinë e ISIS-K disa orë pas sulmit në xhami ku u vranë pesë njerëz në Kabul (fotot)

04/10/2021 15:57

Talibanët në Afganistan njoftuan sot se kanë shkatërruar një njësi të Shtetit Islamik në Kabul, disa orë pas një sulmi me bombë në një xhami ku humbën jetën pesë njerëz, shkruan britanikja Daily Mail.

ISIS-K kishte marrë përgjegjësinë për sulmin ku u vranë pesë civilë në xhaminë Eidgah në periferi të Kabul, gjatë një shërbese përkujtimore për nënën e zëdhënësit taliban Zabihullah Mujahid.

Mujahid tha se luftëtarët talibanë nisën misionin e tyre të kërkim-shkatërrimit të dielën në veri të Kabul dhe në mbrëmje kishin masakruar të gjithë anëtarët e njësisë ISIS-K, sipas informacioneve të tyre.

“Si rezultat i operacionit deçiziv dhe të suksesshëm, qendra e ISIS u shkatërrua tërësisht dhe të gjithë anëtarët u vranë”, tha Mujahid në llogaritë e rrjeteve sociale.

Dëshmitarët kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh si dhe kishin deklaruar për gazetarët se ishte një beteje mes luftëtarëve talibanë dhe militantëve të ISIS-K, e cila zgjati disa orë.

ISIS-K (Shteti Islamik i Provincës Korasan, i njohur gjithashtu si ISKP) ka baza në  Afganistan e Pakistan prej vitit 2015.

Grupi raportohet se ka krijuar prezencë në provincat Nangarhar e Kunar në lindje Afganistan.

Rezidentët e Kabul dhe përfaqësuesi taliban Abdul Rahman tha për rrjetin AFP se një numër i madh luftëtarësh talibanë kishin sulmuar të paktën tre shtëpi në fshat.

“Luftimet vazhduan për disa orë”, tha Rahman, duke shtuar se të shtënat i kishin lënë zgjuar banorët gjithë natën.

Sulmet ndaj militantëve talibanë nga ISIS janë shtuar që prej ardhjes në pushtet të të parëve në gusht.

Më i rëndi ishte ai në hyrjen e aeroportit ndërkombëtar Hamid Karzai në mesin e evakuimeve në gusht ku u vranë 169 afganë deh 13 ushtarakë amerikanë.

FOTO GALERI
6/8
Rezidentët e Kabul dhe përfaqësuesi taliban Abdul Rahman tha për rrjetin AFP se një numër i madh luftëtarësh talibanë kishin sulmuar të paktën tre shtëpi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA