“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd
Pas largimit të barrikadave nga serbët në Jarinjë dhe Bërnjak dhe të Njësisë Speciale të Kosovës, ka nisur sot zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, sipas së cilës Kosova dhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
Implementimi i kësaj pikë po zbatohet në Merdare, ku të gjithë shoferët që po hyjnë në Kosovë dhe ata që po dalin jashtë saj e që kanë targat e veturave RKS apo SRB po mbulojnë simbolet shtetërore.
Ndonëse ka qarkullim më të vogël se më 20 shtator kur edhe është marrë vendimi nga qeveria e Kosovës për reciprocitet me Serbinë, qytetarët që kaluan kufirin në Merdare në përgjithësi po mirëpresin marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke thënë se procedura e re nuk po u merr kohë sa ajo paraprakja.
Ndërkaq, më 21 tetor pritet që të nis punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të lartë. Grupi brenda 6 muajve duhet të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të tillë.
Top Channel