Policia suedeze: Nuk ka shenja krimi në aksidentin e vdekjes së karikaturistit të Profetit Muhamed (fotot)

04/10/2021 18:58
Media të shumta hidhnin dyshime mbi aksidentin e çuditshëm ndërsa radikalet islamiste thonin se ishte dënimi hyjnor për ofendimet e bëra nga vizatimet

Deri tani nuk ka shenja për ‘lojë të dyshimtë’ në vdekjen e karikaturistit suedez Lars Vilks, sipas policisë vendase.

Vilks jetonte nën mbrojtjen e policisë që prej vitit 2007 kur vizatoi një karikaturë denigruese të Profetit musliman dhe mori kërcënime të shumta me vdekje.

Ai vdiq sot bashkë me dy policët që e ruanin, në zjarrin që shpërtheu kur makina e tyre doli papritur nga rruga e saj dhe u përplas kokë më kokë me një kamion që vinte në drejtim të kundërt.

Media të shumta hidhnin dyshime mbi aksidentin e çuditshëm ndërsa radikalet islamiste thonin se ishte dënimi hyjnor për ofendimet e bëra nga vizatimet e tij.

Policia tha: “Ne duam të përjashtojmë mundësinë e akteve të jashtme kundër makinës ku po udhëtonte  Lars Vilks. Nuk ka prova që e sinjalizojnë këtë edhe pse nuk e përjashtojmë dot krejtësisht si mundësi,” tha kreu i policisë së Suedisë jugore, Stefan Sinteus.

Policia shtoi se ende nuk kanë përcaktuar arsyen se përse makina e viktimave doli papritur nga rruga e saj duke u përplasur me barrierat e metalta e më pas me kamionin që vinte në drejtim të kundërt.

Një prej hipotezave është shpërthimi i gomës.

75-vjecari Vilks jetonte i mbrojtur gjithmonë nga policia prej kërcënimeve dhe sulmeve që prej vitit 2007 kur vizatoi Profetin musliman  Muhamed me koke njeriu e trup qeni, e cila u publikua në një gazetë suedeze.

Më 14 shkurt 2015, një danez i ri me origjinë nga Palestina hapi zjarr ndaj Viks në një debat për lirinë e shprehjes në Kopenhagen. Vetë Vilks shpëtoi në sulm, por një regjizor danez 55-vjeçar dhe roja e sinagogës së Kopenhagen u vranë nga sulmuesi.

Edhe ky i fundit u vra më pas gjatë përballjes me policinë.

FOTO GALERI
1/7
Policia shtoi se ende nuk kanë përcaktuar arsyen se përse makina e viktimave doli papritur nga rruga e saj duke u përplasur me barrierat e metalta e më pas me kamionin që vinte në drejtim të kundërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA