38-vjeçari përplas dy mjete të parkuara në Korçë, rezultoi se ishte në gjendje të dehur Gjatë vizitës në Spanjës, Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin Manuel Castells Oliván në Ministrinë e Universiteteve në Spanjë.
Takimi është në kuadër të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruan edhe dy marrëveshje.
Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957, ishin dy dokumentet që u nënshkruan në Madrid.
Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, dhe sipas Ramës, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.
Top Channel