Një zëdhënës i qeverisë iraniane ka thënë sot se “lufta tashmë ka nisur” teksa tensionet e vendit me Izraelin po arrijnë pikën e zierjes.
Daily Mail shkruan se zëdhënësi ministrisë së jashtme Saeed Khatibzadeh tha në deklaratën e tij për të përditshmen vendase Maariv se faji për krizën në rajonin e Lindjes së Mesme është qartazi te Izraeli.
Khatibzadeh tha se Izraeli “ka vrarë shkencëtarë bërthamorë iranianë dhe ka lënduar popullin iranian.
“Irani fajësohet për terrorizëm por nuk ka terroristë të mirë e terroristë të këqij. E gjithë kriza në rajon është për faj të Izraelit”, tha ai.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett i bëri apel komunitetit ndërkombëtar për t’i kërkuar llogari Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.
Në fjalimin e tij asemblenë e Kombeve të Bashkuara, Bennett tha se Iran ka kaluar “linjat e kuqe” që kufizonin aktivitetin e programit të tij bërthamor dhe se Izraeli nuk do të lejojë që Teherani të arrijë të krijojë bombën.
Pasi pretendoi se lufta Iran-Izrael tashmë ka nisur, zëdhënësi iranian tha se Izraeli “ka bërë gjithçka për të sabotuar bisedimet bërthamore të OKB në Vienë, duke u përpjekur të përçajë Iranin me fuqitë ndërkombëtare.
Khatibzadeh tha më tej: “Izraeli ka dëmtuar rëndë civilët tanë dhe sistemet tona të kërkimeve. Ata flasin për kërcënimin bërthamor të Iranit por Izraeli ka qindra bomba dhe nuk ka nënshkruar kurrë një traktat të kufizimit të armëve bërthamore”.
Ndërsa Bennett ka dënuar haptazi ato që quan planet e Iranit për rajonin dhe zhvillimin e programit bërthamor, për të cilin Tel Avivi beson se kërkon ndërtimin e mbushjeve luftarake bërthamore.
“Irani kërkon të dominojë rajonin me anë të armëve bërthamore”, tha Bennett duke quajtur presidentin e ri iranian Ebrahim Raisi, “kasapi i Teheranit”.
Në përgjigjen e tij ndaj homologut izraelit, diplomati iranian në asemble Payman Ghadirkhomi akuzoi Bennett për akuza të pabaza dhe gjuhë kërcënuese e ofenduese ndaj Iranit.
“Regjimi i tij duhet të shmangë keqllogaritjet dhe lëvizjet aventureske në rajon”, tha Ghadirkhomi, përfaqësues i Iranit në OKB.
Komentet vijën në një kohë kur forcat iraniane nisën të premten manovra të gjera ushtarake në kufijtë veriorë të vendit me Azerbaixhanin, vendi i cili perceptohet nga Teherani si i lidhur ngushtë me Izraelin.
Agjencia shtetërore iraniane IRNA ka publikuar maje të manovrave me blinda, dronë e helikopterë për të cilët nuk është thënë se ku saktësisht do të mbahen apo sa do të zgjasin.
Irani është i ndërgjegjshëm për lidhjet ushtarake të Azerbaixhanit me Izraelin dhe e ka shprehur këtë ndaj përfaqësisë azere në Teheran.
“Ne nuk do të tolerojmë prezencën dhe aktivitetin e regjimit sionist pranë kufijve tanë”, tha më herët ministri i jashtëm Hossein Amirabdollahian.
Top Channel