Ish presidenti i Palermos në futbollit italian, Maurizio Zamaprini mori një lajm tejet të rëndë pasditen e djeshme, pasi djali i tij i vogël, Armando 23-vjeçar, ishte gjetur i vdekur në Londër, ku jetonte dhe studionte prej disa kohësh.
Vetë Zamparini ka deklaruar se pret përgjigjen e autopsisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e ndarjes nga jeta, teksa zbulon se i biri ka vuajtur herët nga një bronkit i fortë azmatik, që i ka dhënë probleme të ndryshme në të shkuarën.
Gjithashtu bosi friulian deklaroi se i biri vetëm një ditë më parë kishte filluar punë në një kompani të njohur me seli në Londër, por nuk kishte arritur të ndiqte ëndrrën e tij.
“Armandino sapo kishte filluar punë në një kompani të madhe në Londër dhe të enjten i dërgova një mesazh urimi, por nuk mora kurrë një përgjigje. Jemi të pikëlluar dhe po presim përgjigjen e autopsisë për shkaqet e vdekjes”, tha ndër të tjera Zamparini.
Top Channel