Rrugica me baltë ku u rrit kampioni/ Myrto Uzuni nga Uznova e Beratit, golashënuesi më i mirë në Hungari

03/10/2021 21:24

Sot Myrto Uzuni është një nga golashënuesit e Ferencvaroshit ne Hungari, lojtar i ekipit kombëtar dhe protagonist në kupat e Europës me skuadrën e tij.

Megjithatë, nga Uznova e Beratit deri në Champions League apo eliminatoret e Botërorit, Uzuni ka bërë shumë kilometra. I ati i tij, Artani tregon kalvarin e vuajtjeve të një familjeje dikur të varfër për për të mbështetur të birin të bëhej të paktën futbollist, kjo që ajo ka arritur është shumë më tepër nga se kishin menduar.

Në vitin 2006 unë me Myrton u nisëm për në Greqi me një pasaportë… Edhe atje gjërat ishin të vështira jo se atje gjetëm parajsën. Por ishte një sakrificë edhe nga ana ime edhe nga ana e Myrtos që ai të vazhdonte sportin. Atje me ndihmën e një trajneri, Andrea Guskas, ai e mori përsipër për 6 vjet me investimet e tija gjërat shkuan mirë.
Pagesa e muajit ishte 25 euro që Myrto të rrinte tek akademia që kishte filluar stërvitjen në ishullin Zakinthos, por vetëm aq mundej i jati për të paguar një muaj. Unë nuk kisha mundësi, herë punonim herë jo, ato lekë që merrnim, do hanim apo do t’i paguanim që të bëhej Myrto futbollist?! I thashë nuk paguaj më, nuk kam më. Nëse Myrto vlen ai duhet ta mbajë pa lekë, nëse nuk vlen le ta lërë s’kam përse e ndjek.
Myrton e mbajti trajneri dhe klubi ku ishte për rreth 6 vite, ndërkohë veç stërvitjes, atij i duhej edhe të punonte. Myrto në atë kohë punonte herë kamarjer, herë pastronte barin. Çfarë pune t’i dilte përpara Myrto nuk i thoshte ‘Jo’”.

Por kaluan gati 6 vite dhe Uzuni u provua tek Olimpiakosi që dukej të kishte interes.

Në moshën 12-vjeçare Myrto u provua tek Olimpiakosi për 7 ditë dhe ata e pëlqyen. Folën me trajnerin e Myrtos dhe ai më pas më thërriti mua. Çunin thotë do ta mbajë Olimpiakosi, por unë dua 2000 euro. Unë i thash që ndoshta për ju janë pak 2000 euro, por unë nuk kam të t’i jap ty tani. I thashë bëhu menaxheri i çunit firmos me të, por problem ishte se ne ishim të paligjshëm atje, nuk kishim as letra.
Kjo gjë i detyroi ata të ktheheshin në Shqipëri dhe Uzuni të kalonte ekipet zinxhirë të Tomorrit të Beratit, deri në pikën kur u pikas nga Apolonia, e cila e bleu për 4 milion lekë të vjetra. Fakti që ata ranë një kategori më poshtë e bëri Uzunin të priste oferta për t’u larguar sërish për në Superligë.

Më pas erdhi Pashku, presidenti i Laçit që e falenderoj, pasi bëri të mundur blerjen e kartonit nga Fieri dhe Myrto hapi sytë në Superligë. Unë nuk isha këtu, por Myrto më mori në telefon dhe më tha se Laçi ka blerë kartonin nga FIeri për 20 mijë dollarë”.

I ati tregon se Myrto tek Apollonia paguhej 800 mijë lekë plus klubi i paguante shtëpinë dhe ushqimin ndërsa tek Laçi u vendos një rrogë 1 milion lekë. Ndërkohë që kalimi në klubet jashtë vendi të paktën i zgjidhi familjes së Myrtos problemin financiar, ndërsa vetë atij i hapi dyert për të qenë pjesë e ekipit kombëtarë, dhe madje të luaj në Champions League.

Ai është një lojtar që nuk u prodhua në akademia, por nga rruga. I bëri gol Juves, luajti përballë idhullit të tij Cristiano Ronaldos. Me emrin e tij është rritur. Ne në atë ndeshje ishim të gjithë me Corona, ishim 4 veta në shtëpi, unë me nusen, i vëllai Myrtos dhe nusja e tij. Nuk dinim si të gëzonim kur pamë atë gol që bëri në Torino. Ne vërtet ishim në një ambient të mbyllur të izoluar, por gëzimi i kalonte çdo kufi, çdo pallat, çdo hyrje, çdo gjë.

Unë jam mëse krenar për Myrton. Nuk e mendoja sepse ishte pa përkrahjen e duhur ka filluar të luajë në këto rrugica. Për mua Myrto i ka arritur të gjitha, jam i kënaqur, por ai nuk kënaqet kurrë me veten”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA