Qilimi shqiptar’ në Shirokën e bukur ka fituar çmimin nga prestigjiozja Loop Design Awards, që vlerëson arkitekturën, dizajnin, peizazhin, fotografinë dhe imazhin unik në të gjithë botës.
Qilimi spektakolar në shëtitoren e Shirokës është krijuar me konceptin e një dhome tradicionale shqiptare, ODA, dhe ka qenë pjesë e projekteve të rilindjes urbane të qeverisë.
Loop Design Awards që nderon arkitekturat dhe imazhet më të mira në 50 vende të ndryshme të botës, e ka cilësuar këtë qilim dhe arkitekturën rreth saj si një dhomë që karakterizohet nga stoli i gjatë dhe ‘dhomat’ që kanë pamjen nga liqeni, si dhoma e lojërave, dhoma e piknikut, amfiteatri dhe dhoma e peshkatarit.
Marrja e këtij vlerësimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shtruan “Me Shirokën e rilindur që sapo ka rrokur një çmim nga Loop Design Awards, për imazhin unik, hapësirën publike dhe peizazhin natyror mes 650 projekteve nga 50 vende të botës”
Top Channel