Kukësi priti sot Teutën, kampionen në fuqi në “Elbasan Arena”.
Sfida përfundoi me fitoren e Teutës që ruajti pathyeshmërinë në këtë kampionat dhe u ngjit në krye të renditjes bashkë me Tiranën.
Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi Asion Daja dhe Gjelbërim Taipi ndëshkohen me kartonë të kuq nga gjyqtari Juxhin Xhaja.
Verilindorët janë skuadra që kanë bërë më mirë në tre javët e para, pasi janë ndalur vetëm nga Laçi, në minutat e fundit të transfertës kurbinase fundjavën e kaluar.
Teuta e ka nisur “me frena dore”, pasi ka shënuar vetëm dy gola në tre ndeshjet e para, por mbrojtja vijon të jetë “bunker”.
Sezonin e kaluar këto dy skuadra janë përballur 5 herë me njëra-tjetrën, katër herë në kampionat me bilanc dy fitore për durrsakët e dy barazime dhe një herë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku triumfoi Teuta me rezultatin minimal 1-0.
Top Channel