Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, vizitoi sot njësitë e KFOR-it të vendosura në pikat e kalimit Jarinjë dhe Bërnjak në veri.
Ai ka thënë se për dy javët e ardhshme, KFOR-i do të mbajë një prani të përkohshme në mbështetje të zbatimit të marrëveshjes së fundit mbi de-eskalimin e gjendjes në veri sipas marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“KFOR ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm që nga fillimi i krizës, por momenti më i rëndësishëm ishte natyrisht dje, ku koordinimi mes të gjitha palëve ishte thelbësor. Ky koordinim u sigurua që niveli im me personin përkatës, veçanërisht në terren, ku personeli, oficerët dhe ushtarët e KFOR -it ishin në gjendje të bisedonin dhe negocionin një heqje të qetë të barrikadave dhe tërheqje të qetë të policisë speciale të Kosovës. Mendoj se ishte një aktivitet koordinues i suksesshëm, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Misionin e drejtuar nga NATO, KFOR-i, dhe të gjitha palët e përfshira. Sipas marrëveshjes, KFOR do të qëndrojë këtu përafërsisht për dy javë, dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Dhe në të njëjtën kohë, do të sigurojmë lirinë e lëvizjes përgjatë rrugës”, tha Federici.
Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel për reciprocitetin e targave. Makinat me targa serbe kur të hyjnë në Kosova duhet të vendosin letra ngjitëse. E njëjta gjë do të aplikohet edhe për makinat me targë kosovare kur të hyjnë në Serbi.
Top Channel