Interi ka fituar me përmbysje, dhe ka arritur të dalë me 3 pikë nga fusha e vështirë e Sassuolos. Tashmë me këtë 3 pikësh, Interi ngjitet në vendin e dyte, 1 pikë larg Napoli që ka ende një ndeshje pa luajtur.

Vendasit treguan për të disatën herë se janë shumë të vështirë për t’u mundur dhe këtë e tregoi dhe goli i parë i Berardi në minutën e 22 të takimit.

Sassuolo mund të shënonte sërish në portën e zikaltërve, por fati ishte me këta të fundit. Në disa minuta, Interi pothuajse ishte inekzistent dhe për këtë arsye trajneri Inzaghi u detyrua të bënte ndërrime që rezultuan të suksesshme.

Dzeko u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 54 dhe 2 minuta më vonë topin e parë që preku me kokë e dërgoi në rrjetë. 1-1 dhe ndeshja nisi të ndryshojë në favor të miqve. Në minutën e 70 është sërish boshnjaku që shkëputet bukur dhe fiton një 11-metërsh në limitet e zonës që u shndërrua në gol nga Lautaro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA