Njësitë Speciale të Kosovës kanë vendosur të mos largohen ende nga veriu i Kosovës, i cili prej ditësh qëndronte i mbyllur për shkak të barrikadave.

Njësitë Speciale nisën të largohen, por vendosën të qëndrojnë ende në vend. Paraprakisht raportohet se ky veprim nga njësitë speciale u iniciua nga fakti se nuk është larguar ende kamioni me banerin konfliktnxitës “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”.

Pak më herët Top Channel raportoi se pronari i kamionit po kërkohet me qëllim për të larguar mjetin nga vendqëndrimi, por nuk dihet se cili është, apo nëse është apo jo në vendngjarje. Ndërkohë të gjithë protestuesit që prej ditësh kanë qëndruar me çadra në kufi brohorasin “Serbia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA