Trajneri Migen Memelli u përfshi në një debat me mbrojtësin e Vllaznisë, Mevlan Adili, që i kushtoi përjashtimin e këtij të fundit me karton të kuq në nisje të pjesës së dytë, ndërsa në emisionin “Gol pas Goli” sqaroi edhe atë çka ndodhi mes të dyve.
“Unë hyra të ndaj Zguron me Adilin dhe i thashë atij që të hyjë brenda, pasi lojtarin tim po e ruaja unë. Ai ishte i nervozuar dhe debati u tensionua, ndërsa në fund u ndëshkuam të tre, por për të ishte i dyti. Shkova të flas edhe tani me Adilin, por ishte pak i nervozuar dhe është normale.
Megjithatë janë gjëra që ndodhin dhe më kanë ndodhur edhe mua kur kam luajtur futboll. Unë kam eksperiencë të hidhur me Zguron dhe po provoja ta largoj sa më parë, pasi doja të ruaja lojtarin tim. Gjithsesi hapin e parë po e bëj unë dhe po i kërkoj ndjesë Adilit”, deklaroi Memelli.
Top Channel