Katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërsa janë regjistruar edhe 56 raste të reja me koronavirus.

“Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881. Në total numri i rasteve aktive është 2.330”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA