Londinezët gjetën shumë shpejt golin e avantazhit, pasi mbrojtësi Chalobah u shërbye nga Loftus-Cheek dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, shënoi edhe Timo Werner, por goli i gjermanit u anulua për një faull në sulm.
Në minutën e 60’ vendasit fituan një 11-metërsh, të cilin e mori përsipër dhe e shndërroi në gol mesfushori Ward-Prowse, duke bërë që në “Stamford Bridge” të pllakosë heshtja.
Megjithatë të besuarit e Tuchel nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat dhe u hodhën në sulm në kërkim të golit të dytë, ndërsa [përpjekjet u bënë më të lehta në të 77-ën, kur Ward-Prowse u ndëshkua me karton të kuq dhe la me 10 futbollistë Southamptonin.
Në 10 minutat e fundit londinezët shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me Werner në të 84-ën dhe më pas me Chilwell në të 89-ën, duke u rikthyer te fitorja, pas dy humbjeve radhazi mes kampionatit e Ligës së Kampionëve.
Mungoi në këtë takim sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili është në pronësi të Chelsea-t, por i huazuar te Southampton, pasi kishte një klauzolë në kontratë, që nuk e lejon të luajë ndaj “bluve të Londrës”.
Koreano-jugori Hëang Wee-Chan bëhet protagonist te Wolves, pasi shënoi dy herë në portën e Newcastle dhe u dha “ujqërve” fitoren 2-1. Sulmuesi 25-vjeçar zhbllokoi sfidën në minutën e 20-ë, megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas golit të Hendrick në të 41-tën.
Në të 58-ën, Wee-Chan shënoi edhe golin e dytë për Wolves, ndërsa vlen të theksohet se një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe Jimenez, që asistoi në të dy golat e koreano-jugorit.
Gjen fitoren e parë sezonale edhe Leeds United, që ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Watfordit. Një gol i Diego Llorentes në minutën e 18’ i dha tre pikët skuadrës së Bielsës, që kishte marrë tre barazime e tre humbje në 6 javët e para të kampionatit.
Top Channel