Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shfaq i kënaqur me paraqitjen në tërësi të shkodranëve në transfertën ndaj Skënderbeut, teksa theksoi se në momente të caktuara skuadra nuk pati fat.
Sa i përket kartonit të kuq të Adilit, ai e cilësoi të ekzagjeruar vendimin e Jorgjit për t’i ndëshkuar palët, pasi tha se debatet dhe diskutimet në rrugën për në tunel, janë diçka normale në çdo ndeshje.
“Nëse shohim ndeshjen në tërësi, them se jam i kënaqur me atë që bënë futbollistët në fushë, pasi natyrisht që mund të bënim më mirë, por në momente të caktuara na mungoi edhe fati. Sa i përket rastit të Adilit, arbitri u nxitua që i ndëshkoi, pasi ishte një debat siç ndodh gjithmonë kur skuadrat dalin nga fusha”, u shpreh ndër të tjera gjermani Brdariç.
Top Channel