Vrasja e policit/ Avokati i shokëve të Aldi Ramës: Dy shokët ndihmuan policët për të dërguar në spitali nën komisarin

01/10/2021 18:11

Ata akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Efektivët ditën e ngjarjes kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë.

Shefi i krimeve Leonard Palushi ndaloi drejtuesin Armando Marku, i cili zbriti që t’i japë dokumentet, ndërsa efektivi tjetër po kontrollonte Kristian Sherrin, ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbriti duke mos pranuar t’i nënshtrohet kontrollit nga policia.

Saimir Hoxha iu drejtua pasagjerit dhe i kërkoi të zbresë sepse do kontrollohej.

Aldi Rama i tha një fjali të vetme: “Unë nuk jam për kontroll”, më pas nxori armën dhe e qëlloi. Ai kaloi në sedijen e shoferit dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes. Policia nisi kontrollet për gjetjen e tij dhe në momentin kur kuptoi se ishte rrethuar nga efektivët, Aldi Rama qëlloi veten dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ndërsa shokët e tij thanë se s’ishin për një cigare kanabis, dhe nuk e dinin që shoku kishte armë.

Në përfundim të seancë në një deklaratë për mediat avokati mbrojtës u shpreh se parregullsia e policisë i ka sjellë 2 të rinjtë në dyert e gjykatës, nëse ata do të kishin diçka për të fshehur nuk do të qëndronin në vend ngjarje për tu ardhur në ndihmë 2 policëve të tjerë për të dërguar në spitalin e Lezhës nën komisarin.

Seanca zgjati rreth 2 orë me dyer të mbyllura, ku nuk munguan dhe familjarët e palëve. Çështja u gjykua nga Elsa Ulliri me prokuror Ylli Pjetëenikajn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA