VIDEO/ Gazetarja shkon të urojë Ditën e të Moshuarve, kërkojnë rritje pensioni: S’kemi lekë as për kafe!

01/10/2021 13:28

1 tetori shënon Ditën Botërore të të Moshuarve, ndërsa gazetarja Juli Ristani ka komunikuar me një grup pensionistësh në Tiranë.

Por kjo nuk është një ditë feste, pasi janë grupmosha më problematike sa i përket plotësimit të të drejtave.

Një grup pensionistësh që po luanin domino ankoheshin për pensionet shumë të ulëta, ku sipas tyre nuk u dalin as për ilaçet.

“A do na i rrisin pensionet njëherë. Po nuk rritën gjë mos m pyt mu se 160 milek pension kam, si thu ti më del?”, tha pensionisti.

“As me pi një kafe s’kemi, domino gjithë ditën”, tha një tjetër pensionist që po luante domino.

Më merr ky shoku me më qeras mu më vjen zor me shku.”

“40 vjet punë kam, e kisha 7500 atëherë, drejtori merrte 2 mijë lek më shumë se mua.”

“Unë marr ilaçe për tension, fëmijët i kam të rritur janë në punë ata. Duhet ta kisha 4500, por e kam 160 mlek”, tha pensionisti.

“Unë marr një dyjo ilaçe për depresion, humbje ekuilibri”, tha pensionisti tjetër.

“Unë dua të më rrisin pensionin të më fusin njerëzit në punë. Ka edhe pensionistë që marrin 400 milek.”

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA