Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Kosova do të luajë dy ndeshje eliminatore në fillim të këtij muaji, ndërsa trajneri Bernard Challandes ka publikuar pasditen e sotme edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto takime.
Kështu për herë të parë me “dardanët” do të paraqitet në grumbullim mesfushori që luan me Vitesse Arnhem në Holandë, Toni Domgjoni, i cili ka nevojë për një leje nga UEFA, për të luajtur në këto takime, pasi më herët ka veshur fanellën e Zvicrës U21.
Nga ana tjetër, mungon sulmuesi i talentuar i Baselit, Edon Zhegrova, i cili vuan nga një dëmtim dhe trajneri zviceran Challandes ka vendosur të mos e grumbullojë për dy sfidat e radhës, ashtu si edhe Bernard Berisha, që duket se nuk preferohet nga përzgjedhësi i “dardanëve”.
Kosova do të përballet me Suedinë në transfertë, më 9 tetor në orën 18:00 dhe tri ditë më vonë do të presë Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë që do të startojë në orën 20:45.
Pas 5 ndeshjeve të para të luajtura në eliminatoret e Kupës së Botës, Katar 2022, “Dardanët” kanë arritur të grumbullojnë vetëm 4 pikë dhe shpresat për kualifikim janë shuar, por mbeten në garë për vendin e tretë, pasi kanë vetëm dy pikë më pak se Greqia.

Top Channel