2 vëllezër janë vënë në pranga në fshatin Fier i Ri në Lushnjë për shpërndarje kanabisi.
2 vëllezër janë vënë në pranga në fshatin Fier i Ri në Lushnjë për shpërndarje kanabisi.
Ozvaldo Çuko 25 vjeç dhe Vladimir Çuko 16 vjeç iu gjetën 6.8 kg lëndë narkotike kannabis.
Policia sekuestroi një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë arme zjarri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një makinë tip “BMW”.
Lushnjë
Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni policor i koduar “Pushimi”
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga 2 vëllezërit.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Pushimi” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
O. Ç., 25 vjeç dhe V. Ç., 16 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë (vëllezër).
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë arme zjarri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një automjet tip “BMË”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel