Policia e Shtetit njofton se gjatë kësaj jave ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Pas kontrolleve me radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Top Channel