Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Prodhuesi farmaceutik japonez, Mitsubishi Tanabe Pharma Co. (MT Pharma) njofton se do të fillojë testet klinike vendase të kandidatit të vaksinës kundër COVID-19, MT-2766.
Kompania japoneze me qendër në Osaka po bashkëpunon me Medicago me qendër në Kanada dhe një kompani farmaceutike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për prodhimin e vaksinave.
Sipas kësaj, kandidati i vaksinës MT-2766, i cili ka kaluar fazën përfundimtare të testeve klinike në disa vende, përfshirë Kanadanë, SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të hyjë në teste klinike në Japoni këtë muaj.
Sipas MT Pharma, prodhimi i MT-2766 do të zgjasë 5-8 javë dhe kostoja e tij do të jetë e ulët në krahasim me konkurrentët e tij. Ndërkaq synohet të aplikohet për leje zyrtare përdorimi në Japoni deri në mars të vitit 2022.
Top Channel