I shpallur në kërkim për trafikimin e 61 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 44-vjeçari

01/10/2021 11:54
Foto Ilustruese

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” është arrestuar nga policia në Pogradec.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, numri i të ndaluarve ka mbërritur në 5, ndërsa tre të tjerë mbetën në kërkim për trafikimin e 61 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 44-vjeçarit, për veprat penale të lartpërmendura, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendit tonë.

“Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjatë dy fazave të këtij operacioni, u sekuestruan gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar në dy faza më datë 07.08.2021 dhe 14.09.2021, si rezultat i të cilit u ndaluan 4 shtetas, u shpallën në kërkim 4 të tjerë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në total 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila kishte destinacion trafikimin drejt Maqedonisë së Veriut, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim S. O., 44 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec”, njofton policia.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA