“Domatet u kalbën pa u pjekur”/ Fermerët të revoltuar, u mashtruan me fidanët
01/10/2021 15:01
Këto domate që janë këmbët e mia duhet të ishin në tregjet e Evropës. Por,jo këto domate nuk janë të konsumueshme.
Cilësia e dobët e fidanit ka bërë që kjo domate pa arritur në procesin e pjekjes fillon të kalbet.
Ky fidan domateje me origjinë nga Turqia që njihet me emrin Anarda duhet të kishte prodhuar 4 kilogram domate, por realiteti është ndryshe,nga e gjithë sera fermerët nuk kanë shitur asnjë kilogram.
Për të ngritur këto sera fermerët kanë marrë kredi, ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë dëmshpërblim dhe gjurmimin e këtij mashtrimi.
Top Channel