Kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech, e cila punonte në trajtimin e kancerit para pandemisë COVID-19, njoftoi se ka filluar provat e fazës së dytë të vaksinës eksperimentale të kancerit të zorrës së trashë (BNT122).
Në deklaratën e bërë nga BioNTech, thuhet se kanë filluar studimet e fazës 2 për kandidatin e vaksinës BNT122 bazuar në teknologjinë mRNA.
Rreth 200 pacientë nga SHBA-ja, Gjermania, Spanja dhe Belgjika morën pjesë në studim, gjithashtu thuhet se qëllimi i studimit është të shqyrtojë efektivitetin e BNT122 kur rishfaqen tumoret pas operacionit dhe kimioterapisë.
Në deklaratën e BioNTech gjithashtu theksohet se është e lartë nevoja për trajtime të reja për kancerin e zorrës së trashë, i cili njihet si kanceri i dytë më vdekjeprurës në mbarë botën.
Nga ana tjetër, BioNTech vazhdon studimet klinike të vaksinës BNT122 për përdorimin e saj në llojet e tjera të kancerit, veçanërisht për kancerin e lëkurës.
Top Channel