Krahas tensionit opozitë PS, tashmë vendi ynë po përballet edhe me një ‘luftë ‘ brenda PD-së, mes kryetarit Lulzim Basha dhe liderit historik Sali Berisha.

Analisti Dritan Hila i ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel, “Top Talk” nën drejtimin e gazetarit Denis Dyrnjaja ka komentuar përballjen Basha-Berisha.

Ai është shprehur se Basha duhet të dalë në betejën që ka nisur Berisha dhe jo të zgjedhë qëndrimin që po mban.

Basha nuk ka kaluar nëpërmjet konflikteve, nuk është rritur vetë si një politikan nuk është një ‘self made men’, por është një njeri që pushtetin aktual që ka e ka nga Berisha. Berisha ne jemi mësuar me kthesat 180 gradëshe të tij. Mua më bën përshtypje se çfarë po bën Basha se nuk është një sjellje prej një lideri. Me një njeri që është në moshën 78-vjeçare që as banka nuk të jep më kredi, mund ta bënte këtë përplasje.

Ai ka zgjedhur të bëjë rolin e njeriut soft, por nuk e di se sa do t’ia dalë, sepse Basha nuk është njeri i turmave, nuk ka karizëm, kurse Berisha e ka me tepri këtë. Së dyti pasja e vulës i jep PD, por pasja e statutit dhe vulës në favor nuk është si të jesh në karrigen e një kryeministri. Partia është frymë, dhe është Berisha që po e zotëron frymën e PD. Kam frikë se…Berisha është një ujk i vjetër, do t’i çojë në një përplasje, në një fushë që i intereson, sepse ai është një njeri që ku është ai është kreu i tavolinës, ku dëshiron ai që të zhvillohet beteja, zhvillohet beteja”, tha Hila.

Analisti u shpreh se edhe po të rimbahen zgjedhjet, PD është e ndarë dhe e lodhur për t’i fituar.

“Ky njeri ka një karizëm edhe për të shitur, ai mund të prodhojë lajm, të prodhojë konflikt. Basha nuk e ka luftën me shqiptarët, por me militantët, por ata e kanë fjetur mendjen që 4 vite do të jenë në opozitë dhe PD është e lodhur për t’u futur në zgjedhje.  Ne e kemi të qartë që një PD e ndarë në 4 grupime e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet. Unë mendoj që përballja e Bashës dhe mënyra se si zgjodhi është e drejtë. Me taktikën politike, nuk mund ta bënte në mënyrë tjetër”, tha Hila.

Emri që zgjodhi Hila për të qenë në krye të PD-së, është Fatbardh Kadilli, por sipas tij, do t’i duheshin 8 vite PD-së që ai të krijojë figurën e liderit dhe lidershipin e tij.

“PD duhet ta ndajë mendjen që nëse do të fusë si figurë Kadillin, duhet të formohet si lider në 4 vite dhe të shtrijë për 4 vite lidershipin. Por shansi më i afërt është Lulzim Basha. Nëse futet Berisha dhe të emërojë Bashën, do duhen edhe 8 vite të tjera që të ecin me delfinin e Berishës, ky mund të hajë ndonjë tjetër ‘non grata’”, tha Hila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA