Rikthime dhe “të përjashtuar”, Southgate publikon listën e të grumbulluarve

30/09/2021 23:43

Trajneri Gary Southgate ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, ndaj Andorrës më 9 tetor dhe Hungarisë tre ditë më vonë.

Bie në sy rikthimi në skuadër i mbrojtësit Fikayo Tomori, që po bën mjaft mirë te Milani, portierit Aron Ramsdale, që u transferua te Arsenali dhe është shndërruar në titullar nga trajneri Arteta, si dhe sulmuesit të Aston Villës, Ollie Watkins, i cili vijon të bëhet protagonist nga java në javë në Premier League.

Është rikthyer gjithashtu në skuadër talenti i Manchester City-t, Phil Foden, i cili mungoi në eliminatoret e fillimit të shtatorit për shkak të një dëmtimi muskulor dhe tani është rikuperuar plotësisht. Sa u përket futbollistëve të Manchester United, ka marrë ftesë mbrojtësi i majtë Luke Shaw, ndonëse nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit me “djajtë e kuq” për arsye fizike, ndërsa për shkak dëmtimi, janë lënë jashtë grumbullimit Harry Maguire dhe Trenk Alexander-Arnold.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, trajneri Southgate ka lënë jashtë grumbullimit sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood, një vendim ky i marrë në konsultim me Solskjaer, për të mos shtuar presionin mbi 19-vjeçarin.

Nuk ka pasur vend në listën e të grumbulluarve as për portierin e Burnley-t, Nick Pope, mesfushorin e Borussias së Dortmundit, Jude Bellingham dhe sulmuesin e Leeds United, Patrick Bamford.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA