Prostituta vjedh BMW-në e klientit, që ‘ndryshoi mendje’ kur ajo erdhi në takim (fotot)

30/09/2021 18:12

Një punonjëse seksi në Skoci ka pranuar vjedhjen e makinës së një burri, pasi kur erdhi në shtëpinë e tij për takimin, ai i tha se nuk dëshironte më shërbimet e saj.

35 vjeçarja Jennifer Whyte, kishte vizituar edhe herë tjetër “klientin” e saj në Dundee, për të kryer biznesin e saj si “punonjëse seksi”, u tha sot në gjykatën e Dundee Sheriff.

Por me sa duket marrëveshja e tyre ishte prishur kur ajo erdhi në takim, në 22 mars të këtij viti.

Prokurori Gavin Burton tha në gjykatë: “Ankimuesi erdhi në shtëpi dhe parkoi makinën e tij. Çelësat i vendosi në tavolinë. Ai kishte pirë dy shishe verë.”

“Rreth orës 1.30 të mëngjesit ai vendosi se dëshironte të takonte një vajzë eskortë {prostitutë} të cilën e kishte thirrur edhe më parë. Në profilin e kërkuar ai shtoi se duhet të jetë ‘seksi, miqësore, për një eksperiencë si ‘e dashur’”.

Ai kishte kontaktuar me Whyte me të cilën ranë dakord për shërbimet seksuale dhe çmimin. Por ankimuesi ishte disi i dehur dhe e zuri gjumi.

Më vonë ai ishte zgjuar nga zilja e derës të cilën e hapi për të lejuar të hynte e akuzuara Whyte.

Burri i tha se nuk kishte para prandaj kishte ndryshuar mendje.

Gruaja u ankua se kishte paguar taksinë për të ardhur, prandaj burri pranoi të rimbursonte koston e taksise dhe shkoi të merrte paratë duke lënë derën e hapur.

Por në këtë kohë, i dashuri i gruas, ne kete rast ‘tutori’ David Donald – gjithashtu i akuzuar në gjykatë – hyri furishëm brenda dhe nisi të kërcënonte klientin refuzues.

Burton shtoi: “Donald mbante një bluzë me kapuç dhe shall që i mbulonte hundën e gojën. Ai mbante dorën e djathtë prapa kurrizit dhe i kërkoi paratë akuzuesit. Akuzuesi i tha se nuk kishte para.

40 vjeçari Donald, raportohej se kishte thënë: “Ti ke para – ke një BMW”, dhe tregoi nga çelësat e makinës së tij.

Më pas viktimës iu kërkua të transferonte 50 paundë në një llogari bankare, në kohën kur djali i tij po flinte në dhomën sipër.

Donald e Whyte u larguan të kënaqur pas transferimit të parave. Ndërsa viktima nuk njoftoi autoritetet pasi ndjehej u turpëruar nga situata.

Më vonë ai kuptoi se mungonin çelësat e makinës së tij dhe kur kontrolloi jashtë makina e tij ishte marrë.

Ai telefonoi në numrin e celularit të prostitutës Whyte por nuk mori përgjigje prandaj i telefonoi policisë.

Makina e tij u gjet pak më larg dhe ADN e Whyte u zbulua në timon dhe në frenat e dorës.

Whyte ka pranuar vjedhjen e makinës ashtu si dhe Donald akuzën e zhvatjes së parave nga burri.

Dyshja nga Dundee, do të marrin dënimin muajin që vjen.

FOTO GALERI
5/6
E akuzuara 35 vjeçarja Jennifer Whyte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA