Prej dy ditësh e intubuar në Infektiv/ Ndërron jetë gruaja shtatzënë me COVID
30/09/2021 11:48
Gruaja e prekur me COVID në muajin e katërt të shtatzënisë ka ndërruar jetë ditën e sotme.
33-vjeçarja ndodhej prej dy ditësh e intubuar në spitalin Infektiv.
Nuk dihet ende nëse kishte sëmundje bashkëshoqëruese, apo nëse ishte e vaksinuar.
Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërsa numri i viktimave nga COVID në vendin tonë ka shkuar në 2,686.
Top Channel